E marta/ Liderët politikë zgjodhën studiot femërore
Dritare.net
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ishte i ftuar në “Dritare me Rudinën”, Vizion Plus. Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama doli në studion “Tonight Ilva Tare”, në Ora News. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ishte në “Studio e Hapur”, me Eni Vasilin, në News 24.
Fati parazgjedhor është vendosur tjetërkund, por këtë të martë u shpall në studiot e tre vajzave. Ndryshe nga herët e tjera, kur ishin meshkujt ata të cilët i përcillnin mesazhet e zgjedhjeve, këtë vit çdo gjë e rëndësishme është thënë në studiot femërore.
Pasi e rëndësishme është jo vetëm çfarë thuhet, por ku thuhet. Edhe figurat politike duket se kanë preferuar të dalin dhe japin mesazhet e tyre elektorale njëkohësisht në studiot e tre gazetareve Rudina Xhunga, Ilva Tare dhe Eni Vasili, të cilat jo vetëm drejtojnë emisione nga ato me më tepër audiencë në vend.
Por, edhe ia dalin nëpërmjet tyre të zbusin portretet e politikanëve dhe gjuhën politikës, duke përcjellë një tjetër tablo për Shqipërinë e 2017-ës. E një Shqipërie që voton dhe zgjedh pa dhunë, britma dhe ulërima. /dritare.net