E lanë në baltë, Xhisiela Maloku ka një mesazh për shoqet
Dritare.net
Pas akuzave për dhunim dhe përndjekje, djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, u arrestua dhe tashmë po qëndron në paraburgimin e Durrësit.
Por siç duket, pasi denoncoi ish të dashurin një javë më parë, Xhisiela, jo vetëm që paragjykohet nga shoqëria, por edhe shoqet e braktisën.
Përmes një postimi në Instastory, Xhisiela ka një mesazh për të gjitha ‘shoqet’ që e lanë në baltë. Xhisiela shkruan në Instastory:
Në këto kushte njihen njerëzit! Kush të do dhe kush jo! Uroj që një ditë t’i ndodhë, ca më ka ndodhur mua! Duke nisur nga personat që unë i konsideroja shoqe! Nuk është turp të kesh një çun, por turp është të kesh me 100 çuna. Por rastet tuaja nuk bëhen publike se nuk janë çuna deputetësh, të gjithë e dimë si është Shqipëria! Por turp i madh t’ju vijë,. Juve që ju konsideroja shoqe, duhet të pyesnit njëherë ç’po ndodh? Si është puna, por s’ka gjë. Zoti i jep gjithkujt ç’ka meriton në fund!/K.C/dritare.net