E kryqëzuan se bëri shqiponjën, Eleni Foureira shpërthen ndaj grekëve

Pas kritikave të ashpra që mori nga politikanët dhe mediet greke, vetëm se bëri shqiponjën me Eugent Bushpepën në “Evrovizion”, këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka reaguar ashpër ndaj grekëve.

Eleni Foureira përfaqësoi Qipron në “Evrovizion”, ndërkohë që zuri vendin e dytë me këngën  e saj.

Këngëtarja shqiptare në një prononcim për ‘Star Tv’ në Greqi, ka thënë se është shokuar dhe lënduar shumë nga deklaratat e bëra kundër saj, të cilat janë konsideruar edhe si provokime.

LEXO DHE :  Nëna e Meghan Markle përsëri vizitë në Britani të Madhe

“Gjithë këto emisione më bën mbeturinë vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bën të ndiej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”- ka thënë këngëtarja./K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.