E konfirmon Shtëpia e Bardhë: Pavarësisht tensioneve, takimi Trump-Putin do të mbahet

Ditën e hënë, pritet që të takohen dy udhëheqësit e dy shteteve të mëdha, Vladimir Putin dhe Donald Trump. Mësohet se ky takim do të zhvillohet “me dyer të mbyllur”, ku do të marrin pjesë vetëm Trump-Putin dhe një përkthyes.

Gjithashti, mësohet se, në takim do të diskutohet për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë dhe çështjet e sigurisë kombëtare.

LEXO DHE :  Foto/ Aftësitë kreative të njerëzve s’kanë fund

Pavarësisht padisë së 12 shtetasve rusë, për akuza se kishin ndërhyrë në zgjedhjet e 2016-s,  nga ana e SHBA-së ky takim do të mbahet, mes dy liderëve. Dyshja do të takohet, në Helsinki, kryeqytetin finlandez. Këtë fakt e ka konfirmuar për gazetarët edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders./K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.