E gjeti sallën bosh, profesori i historisë: Pamja më e bukur e oborrit që prej 27 vjetësh
Dritare.net
“Auditoret bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin.
I falënderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr.
U thashë studentëve tanë të mrekullueshem qe ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit që prej 27 vjetesh kur kam filluar pedagog.
U thashe atyre qe “unë s’mund t’ju them hapur të lini mësimin, por po ju perseris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: “për dashurine jap edhe jetën, por për lirine jap edhe dashurinë”.
Tani dhe më vone në jetën tuaj ndihuni të lirë të zevendesoni cdo fjale tjetër në këtë shprehje, u thashë, por mos e zëvendësoni kurre fjalën LIRI”, shkruan Hanxhari./A.C/dritare.net