E gjeta dhe një liqen tjetër. Doni më për Tironën?!

Nga Fjorda Llukmani

Meqë më pyesni shpesh,  se ku të shkoni fundjavave për piknik, po ju zbuloj një tjetër liqen. Liqeni i Rrovës ndodhet pas kodrave të kalasë së Petrelës.

Rruga është tipike fshati, prandaj nuk ju sugjeroj të shkoni me makina tangërlliksish. Kthehuni në kthesën djathtas, pa shkuar tek kalaja.

Për të qenë më të saktë përdorni Google Maps pasi është kollaj fare.

Banorët e zonës do çuditen kur t’ju shohin, se rrallë ka njerëz në ato vende. Një plak na pa gjithë kureshtje. “Po peshkoni?”-na pyeti ai. “Jemi turista gjysho, kemi ardhur për të shijuar natyrën”,-i themi ne.

LEXO DHE :  Procedimi ndaj Tupes, Aliajt dhe studentëve, reagon Lleshi: Është fake news, personat që e shpikën do mbajnë përgjegjësi

 

Liqeni i Rrovës i ka të gjitha nuancat e jeshiles. Sipas një shokut tim, dikur rruga ka qenë pista e garave të Rally Albania. Në videon dhe fotot më poshtë , po ju tregoj më shumë./dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.