Vdekja e Enea Ftojt, i ati: Provat e reja vërtetojnë dhunën ndaj djalit tim
E Hënë 19 Nëntor 2018, 15:03
Dritare.net
“Provat e reja vërtetojnë dhunën e pdhunëolicisë ndaj djalit tim. Çova në Prokurori CD me filmime ku duket dhuna në trupin e Eneas. kërkova prokurorisë ë pyesë si dëshmitar gruan të cilën grabiti Enea, pasi gruaja ka parë kur policia dhunoi Enean në mes të Pazarit. Unë akuzoj 8 policë të Komisariatit të Korçës për vdekjen e djalit. Policia fshehu rrobat dhe këpucët me gjak të Eneas”- shprehet i ati i të ndjerit.
“Të zbardhet e vërteta. Policët që e rrahën djalin për vdekje duhet të ndëshkohen. Djalin ma vrau policia, s’vdiq për shkaqe natyrore. Nëse nuk zbardhet e vërteta, do hakmerrem”- ka thënë Mimoza Ftoj, e ëma e të ndjerit./A.C/dritare.net