E dashur Ivanka, të famshmit thirrje vajzës së Trump të dalë kundër babait për politikën e emigrantëve

Një fushatë e organizuar ka nisur pasivisht në instagram, nga të famshmit në Amerikë, në lidhje me politikën e Presidentit Trump për ndarjen e emigrantëve.

Amy Schumer dhe Alexa Chung kanë qenë ata që kanë nisur fillimisht fushatën duke i bërë thirrje Ivanka Trumo të flasë kundër politikës së administratës së babait të saj, në lidhje me ndarjen e familjeve të emigrantëve.

Të enjten e kaluar vajza e Trump dha pikëpamjen e saj për politikën e ndarjes së fëmijëve të miratuar nga Shtëpia e Bardhë për herë të parë, duke u pozicionuar qartësisht kundër kësaj politike.

Që nga ajo ditë, të famshmit kanë nisur fushatën, duke i kujtuar Ivankës që kjo politikë po ndiqet egërsisht edhe nga babai i saj.

LEXO DHE :  Çfarë pritet të ndodhë sot, në protestën e studentëve

“E dashur Ivanka, ju thatë se jeni kundër politikës që familjet të ndahen mes tyre. Ju keni folur për të shkuarën por kjo krizë po vazhdon. Tani, 572 fëmijë janë të ndarë me prindërit e tyre, një prej tyre ka vdekur pas ndarjes”,-shkruhet ndër të tjera në thirrjen e të famshmëve, që po shpërndahet gjerësisht.

Nismëtarët kanë thënë që tentojnë që postimi të shpërndahet 1147 herë, dhe këtë ta bëjnë të gjithë vipat që Ivanka ndjek në Instagram./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.