E çuditshme! Princ Harry ka ftuar ish të dashurat në dasmën e tij!
E Shtunë 19 Maj 2018, 13:01
Dritare.net
Dikur ish të dashura, ndërsa tani princ Harry i konsideron shoqe. Nga 600 të ftuarit në dasmën e tyre brenda kishës së St George, janë edhe dy ish të dashurat e princ Harry, Chelsy Davy dhe Cressida Bonas.
Mund të duket e çuditshme për ne, por për ata është shumë e zakonshme, pasi dhe princ William në dasmën e tij kishte ftuar më shumë se dy ish të dashura në dasmën e tij me Kate.
Një mik i Harry-t ka thënë se Meghan nuk do t’ia dijë që ish të dashurat e Harry-t janë të ftuara në dasmën e saj.
Gjithsesi, Meghan Markle nuk e ka ftuar ish të dashurin e saj Trevon Engelson./D.M-Dritare.net