E akuzoi për trafikim fëmijësh, reagon bashkëjetuesja e Asllan Patriotit

Në një rrëfim në studion “Pa Gjurmë” në Report Tv, Asllan Patrioti akuzon bashkëjetesën e tij, duke hedhur akuza të forta për trafikim fëmijësh. Ai e ka treguar ngjarjen duke përmendur një rast konkret sesi Adriana Hyska kishte shitur një foshnje në këmbim të parave, pasditen e 20 janarit të vitit 2018.

Gjithashtu, gjatë intervistës së tij, Asllan Patrioti tha se vetëm ai punonte për të mbajtur familjen, dhe se vazhdimisht ishte kërcënuar nga njerëzit me të bashkëjetuesja e tij bashkëpunonte.

Ndërkohë, Adriana Hyska ka reaguar në dritare.net për deklaratat e dhëna nga Patrioti. Ajo ka hedhur poshtë çdo akuzë, duke e quajtur bashkëjetuesin e saj mashtrues ordiner.
“Marrëdhënia ime me atë person kurrë nuk ka qenë e mirë. Jetuam 5 vjet bashkë, dhe unë mësova se ai person nuk ishte për mua. Ai ishte një mashtrues ordiner, dhe mua më ka mashtruar shumë herë”.


Ajo thotë se Patrioti e kishte kërcënuar se nëse e braktiste, do e vriste, ose do ta fundoste duke mos lënë gjë pa thënë për të.
Kur mësova se ky person ishte mashtrues, dhe jetonte duke mashtruar e vjedhur të tjerët, vendosa të largohem, por nuk munda dot, pasi më kërcënoi që nëse ikën do të vras. Dhe me thikë në dorë ka tentuar shumë herë të më vrasë. Kështu, sajoi një histori të shpifur për mua. Unë me datë 20 janar kam qenë në punë, duke punuar si gjithmonë, për të mbajtur veten dhe atë monstrën, për të paguar dy qira (shtëpinë dhe dyqanin), pasi ky nuk ishte as në shtëpi as në familje”.


Dritare.net e ka pyetur nëse do bëjë një padi për shpifjen, dhe ajo është përgjigjur “Patjetër që po. Janë sajime dhe shpifje të ndyra nga një monstër që është mësuar të mashtrojë të tjerët, për të ngrënë bukë”.

Ajo u shpreh për dritare.net se jo vetëm atë kishte mashtruar, por dhe shumë të tjerë, të cilët vazhdimisht i kishin trokitur në derë duke kërkuar paratë e marra borxh.

LEXO DHE :  Live/ Përfundon ultimatumi, studentët hedhin sende drejt Ministrisë

Gjithashtu, Adriana Hyska tha që është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj, por nuk ka treguar pasi ky i fundit e a kërcënuar vazhdimisht me jetë atë dhe familjen e saj.

Sipas Hyskës, bashkëjetuesi i saj Asllani ka përdorur edhe rrjetet sociale për prishur imazhin e saj, duke hapur disa llogari në Facebook njëkohësisht./dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.