E akuzoi Basha për blerje votash, Sterkaj: Gjysmën e mbështetësve në takim ia çova unë
Dritare.net
Në një prononcim për A2CNN, deputeti Sterkaj ka thënë se nuk ka dijeni për këtë gjë dhe është i gatshëm të përballet me drejtësinë.
“Nuk e di të kem ndonjë dosje, por nëse më kërkon drejtësia i vihem në dispozicion në moment. Unë përfaqësoj Malësinë e Madhe prej 14 vitesh. Unë bëj pjesë në deputetët që nuk blejnë vota. Shkodra më njeh mirë, më njohin edhe demokratët e Shkodrës sepse kam qenë edhe një mandat deputet i Partisë Demokratike. Unë s’bëj pjesë te deputetët që blejnë vota, unë bëj pjesë tek ata që i shërbejnë komunitetit jo kundrejt lekëve, por kundrejt nevojave dhe halleve. Këtë do ta bëj sa të jem deputet, do t’i shërbej të majtëve e të djathtëve”, është shprehur Sterkaj.
Ai gjithashtu ka folur dhe për Bashën, duke përmendur takimin e demokratëve në Koplik, ku gjysmat e mbështetësve, sipas Sterkajt, ia kishte çuar ai.
“Unë jam deputet i Malësisë së Madhe dhe më vjen keq për të që nuk i ishin mbledhur më shumë se 150 vetë në Koplik, ku prej tyre 75 ia çova unë për ta mirëpritur”, u shpreh Sterkaj./E.B-dritare.net