Vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, policia: U vetëvra me armën e babait

Një e mitur është dërguar mbrëmjen e së enjtes në spital, si pasojë e një plagosjeje me armë. 13-vjeçarja me iniciale, K.B u dërgua nga i ati në spital, por fatkeqësisht ajo kishte ndërruar jetë. Policia ka bërë me dije edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Nga policia mësohet se, 13-vjeçarja është vetëvrarë me armën e gjahut të të atit.

Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./K.C/dritare.net

 

LEXO DHE :  Po kryhen punime rrjet, OSHEE: Ja zonat që do jenë pa energji në Durrës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.