Dy metoda të thjeshta si të largoni erën e keqe nga koshi i plehrave
E Premte 28 Shtator 2018, 15:03
Dritare.net
1. Vendosni gazeta në fund të koshit
Nëse keni gazeta të vjetra në shtëpi, mos i hidhni, por vendosini në fund të koshit. Gazeta do të absorbojë të gjithë lëngjet bashkë me aromën e keqe. Dritare.net ju sugjeron gjithashtu të vendosni disa gazeta në fund, që fundi të mbetet i pastër.
2. Letra aromatike
Janë disa lloj letrash të cilat kanë aromë të mirë. Ajo që ju duhet të bëni është t’i vendosni disa në kosh të plehrave dhe aroma e pakëndshme do largohet. Nëse nuk keni kështu letrash, merrni një letër normale dhe bëjeni me zbutës rrobash. Dritare.net ju siguron që është mënyrë mjaft efektive./E.B-dritare.net