Durrës/Polica: Adoleshentja që u hodh nga kati i tretë, vuante nga epilepsia
E Diel 11 Mars 2018, 13:01
Dritare.net
Policia ka dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes ku 16-vjeçarja me inicialet M.Q, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, por që mrekullisht nuk ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 10.03.2018, shtetasja M.Q., vjeçe 16, banuese në Durrës, e sëmurë me epilepsi, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Pena”, thuhet në njoftimin e policisë.\V.D-Dritare.net