Durrës/ Morën peng dhe rrahën 19-vjeçarin, arrestohen autorët
E Enjte 7 Korrik 2016, 17:05
Dritare.net
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku Denis Kaziu, 23 vjeç, banues në Xhafzotaj dhe Faslli Musej 26 vjeç banues në Durrës, kanë marrë me forcë në mjetin e tyre një 19-vjeçar për motive të dobëta.
Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, dy personat e kanë marrë me forcë me makinë dhe e kanë dërguar në lagjen Nr.15, Porto-Romano, ku përsëri e kanë rrahur dhe me pas e kanë lënë të lirë.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”