Durrës/ Makina përplas 55 vjeçarin me biçikletë
E Enjte 28 Korrik 2016, 21:09
Dritare.net
Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e Durrësit, viktima është L.K., rreth 55 vjeç.
Ai ishte duke udhëtuar me biçikletë kur rreth orës 18:35 është përplasur nga një mjet tip “Audi”, që drejtohej nga Ledion Pacuku, 26-vjeç, banues në Hamallaj, raporton Syri.net.
Aksidenti ka ndodhur në qendër të Sektorit Hamallaj, saktëson policia në njoftimin e saj.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po pyetet mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.