Dua Lipa së shpejti sjell bashkëpunimin me grupin Silk City
E Premte 3 Gusht 2018, 11:11
Dritare.net
Producenti i këngës “New Rules”, është bashkuar me Silk City dhe shumë shpejti do të vijë kënga Electricity.
Dua gjithashtu ka publikuar një foto në Instagram, me paruke bionde, ku shkruante “Emri i saj është elektricitet, do e takosh më shpejt sesa mendon”
Producenti i këngëtares me origjinë shqiptare beson se Dua do të bëhet një këngëtare e madhe si Adele, apo Amy Winehouse.
Ai ka thënë “Unë jam fans i madh i Dua Lipës, ka zë dhe është elektricitet”.
Silk City dhe Dua Lipa do të sjellin bashkëpunimin që do bëhet hit, dhe mendohet të shënojë rekord të madh në zhanerin pop./E.B-dritare.net