Zgjedhjet e 25 qershorit sollën një humbje të thellë të PD, në të gjithë Shqipërinë. Të vetmet qarqe ku PD, me vështirësi arriti të dilte e para, janë Kukësi dhe Shkodra. Por, tronditja për PD erdhi pas shpalljes së rezultatit. Kreu i PD Lulzim Basha, në fjalën e tij pas humbjes, tha se do të luftojë për realizimin e Republikës së Re. Kjo ka sjellë reagimin e shumë figurave të PD, të cilët kanë firmosur një listë për shkarkimin e tij. Çfarë do të ndodhë me PD dhe Bashën? Kush do të jetë emri i liderit të ri, apo Basha do vazhdojë të rezistojë? Për të gjitha këto, flasim në Zgjedhje 2017 me Rudina Xhungën në Vizion Plus, me të ftuar: Spartak Ngjela, Mentor Kikia, Fatbardh Kadillari, Edvin Kulluri dhe Henri Çili.