Në zgjedhjet e 25 qershorit, PS mori një rezultat të thellë, kundrejt PD, që mori një humbje historike. Nga ana tjetër, LSI pati një rritje të numrit të deputetëve, por jo në masën që kishte trumbetuar gjatë fushatës. Ndërkohë PD, ndodhet në një krizë të brendshme, pasi kërkohet dorëheqja e Bashës dhe zgjedhja e një kryetari të ri. Po kështu edhe LSI do të zgjedhë kryetarin ri. Çfarë do të ndodhë mes tre liderëve kryesorë, Ramës, Metës dhe Bashës tashmë pas zgjedhjeve? A do të ketë koalicione dhe bashkime? Flasim në studion e#DritaremeRudinën, në Vizion Plus, me të ftuar: Erion Piciri, Gjergj Zefi, Edlira Gjoni, Arjan Curi.