Një cikël prej 12 intervistash të pazakonta, të realizuara prej vitit 2005-2015, në Top Channel, do të vijë i përmbledhur dhe i përpunuar në 12 intervista me mendjet më brilante të kohës sonë.
Çdo muaj, dy intervista, nga Rudina Xhunga, vjen në Dritare Podcast, me mbështetjen e ‘ABI Bank”.
Intervistat me: Amos Oz, David Grossman, Jonathan Franzen, Doris Lessing, Roberto Saviano, Orhan Pamuk, Salman Rushdie, Javier Cercas, Atiq Rahimi, Robert Elsie, Anthoni Giddens, Michel Houellebecq.
Do të shfaqen çdo dy të hëna për 6 muaj, me besimin se publiku i youtube do t'i shijojë në një dimension të ri.
Kjo është një herë e parë për prodhimet e dritare.net në youtube, që do t’ju shoqërojë me shumë intervista, si ato që Rudina Xhunga realizon, përtej politikes, përtej lokales, përtej bllokut./dritare.net