Dritare.net, expo për njërin nga piktorët më të mirë shqiptarë, Çenen
Dritare.net
Nga Dritare.net
Ai është një prej piktorëve më të preferuar dhe veprat e tij ndodhen në shtëpitë më elitare shqiptare. Bëhet fjalë pikërisht për Adrian Çene, piktorin e ngjyrave. Përmes pikturave ai krijon një realitet të ri, të ndryshëm nga pikturat me vaj, por të afërt me stilin e tij fovist, të cilin e ka ushtruar për vite me radhë. Shqipëria nuk i ka mjaftuar kurrë dhe është shpërndarë e eksopzuar që nga Parisi e deri në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunon me galeritë më të rëndësishme ndërkombëtare.
Një prej ambienteve ku ndodhen pikturat e Çenes, është edhe zyra e Dritare.net, ku pikturat e mjeshtrit do të qëndrojnë përgjatë gjithë muajit. Sepse Dritare.net, nuk është thjesht një portal, është një dritare në pasurinë kombëtare shqiptare dhe Çene është i tillë, pasuri kombëtare.
Mjeshtri i ngjyrave ishte sot në zyrat më të reja, së bashku me vajzën e tij, Anjën.
Piktoren më të re të familjes, e cila në një bisedë me gazetarët e Dritare.net, zbuloi disa sekrete të babait të saj dhe kritikat që ajo ka për të.
“Unë nuk kam për çfarë ta kritikoj, për mua ai është më i miri. Jo se është babai im, por ai gjithmonë ka qenë i veçantë dhe origjinal”,-thotë Anja teksa admirojmë një prej peisazheve më të bukura të Petrelës.
Anja vazhdon studimet për pikturë në Lice dhe dashuria për dashuria për artin, i ka lindur që në moshë të vogël.
“Babai im ka ndikuar shumë në kultivimin e dashurisë time, për pikturën. Pasi unë jam rritur mes ngjyrave, mes bojërave, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mendoj se nëse nuk do të ishte për babin tim, nuk do të isha bërë piktore, pasi nuk do të isha njohur me magjinë që ajo të dhuron.”
[caption id="attachment_313247" align="alignnone" width="750"] Pikturë e Anjës[/caption]
Pikturat Çenes karakterizohen nga ngjyrat e gjalla, të ndezura dhe plot jetë. Ato cilësohen si “punë e bishave të egra”, që në frëngjisht është “Fauves”. Ai nuk ka ditur asnjëherë të bëjë kompromise, një njeri idealist, që arriti t’i qëndrojë larg presioneve për të rënë pre e modës, rrymës, parave të shpejta, me besim në vetvete, energjik dhe shumë i dashuruar me pikturën.
Për më shumë ndiqni intertvisten dhe mbajeni parasysh, nëse jeni artist, ka një dritare, që po pret t’iu promovojë. Arti do treguar dhe ndarë, ndaj bëjeni te ne, sepse ju e dini, Dritare.net është dritarja jote./Dritare.net