I ftuar në “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, avokati Spartak Ngjela foli për ngjarjet më të fundit në politikën shqiptare. Ngjela komentoi akuzat e ambasadorit Donald Lu për prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke thënë se SHBA-të kanë marrë përsipër të realizojnë reformën në drejtësi. Ngjela tha se përgjigja e prokurorit ishte e shtyrë politikisht, prandaj sipas tij, Llalla duhet të japë dorëheqjen. Më tej avokati foli edhe për arrestimet që do të ketë në Shqipëri, pasi sipas tij 80% e klasës politike do të kalojë nën akuzë. Spartak Ngjela tha se për shkak të mos realizimit të vetingut në kohë, zgjedhjet e 18 qershorit mund të mos bëhen.