Darka Rama- Meta në një restorant tek Pazari i Ri, u duk sikur zgjidhi përfundimisht problemet mes dy partive të koalicionit qeveritar. Kjo darkë u mendua si një shuarje e zërave kritik të LSI kundrejt partisë më të madhe të mazhorancës. Ndërkohë që në portale thuhej se koalicioni Rama- Meta do të vazhdojë për 4 vjet të tjera dhe se zgjedhjet do të bëhen pa opozitën, Meta surprizoi me deklaratën e mbrëmjes. Markata e politikës nuk ka mbaruar ende. Për këto zhvillime, flasim në studio me të ftuarit: Herri Çili- botues “Mapo”, Gjergj Bojaxhi- partia “Sfida për Shqipërinë”, Frrok Çupi- Veritas.com.al, Bledi Kasmi- Kryeredaktor RD.