Dritan Hila: Të lihet Shkodra pre e bandave dhe e të fortëve është turp i gjithë politikës
Dritare.net
I ftuar në Intervistën e Mbrëmjes, Hila tha se qytetarët më shumë kanë mosbesim tek politika sesa tek policia.
Dritan Hila: Të lihet Shkodra pre e bandave dhe e të fortëve është turp i politikës shqiptare. Turp i madh është i socialistëve që janë në fuqi, turp i madh është i demokratëve që kanë goxha pjesë të tortës, turp i madh është i LSI. Asnjëri mos bëjë të paditurin apo të virgjërin sikur ça ndodhi. Të gjithë shkodranët e dinë në terren se kush janë të fortit e atyre bandave. Nuk është problemi i mosbesimit tek policia, në përgjithësi kanë mosbesim tek politika dhe shteti. Sepse e dinë që ndërrimi i pushtetit do të thotë ardhja e ca të fortëve të tjerë në drejtimin e botës "underground".
Referuar njohjes së kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me një të inkriminuar, Hila tha se mes miqësisë dhe politikës ai ka zgjedhur miqësinë dhe si i tillë nuk duhet të ishte në politike.
Dritan Hila: Kjo mazhorancë ka probleme të mëdhaja me të fortit, ku të fortit janë pjesë e saj. Kryeministri ka ardhur koha që të marrë një vendim që ta ndajë shapin nga sheqeri. Zoti Balla nuk është mësuesi kujdestar ku thotë se ka dy fëmijë të shkëlqyer në mësime. Nëse ka miqësi me të duhet të kishte zgjedhur midis politikës dhe miqësisë me zotërinë. Në këtë rast ka zgjdhur miqësinë dhe nuk ka pse vazhdon politikën.
Në lidhje me vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në seancën e parë parlamentare të sesioni të ri, Hila tha se e shikon vazhdim të aksioni të lënë nga sesioni i kaluar. Ndërsa pjesëmarrjen sot në Shkodër e shikon si një sensibilizim për një qytet që ka dalë jashtë kontrollit.
Dritan Hila: Më duket vazhdimi i asaj cka ka bërë përpara. Ka një lloj përgjumje, e cila erdhi nga gushti ku njerëzit janë me pushimë dhe mesa duket do të vazhdojë falmurin e njëjta, flamurin anti krim. Në këtë vazhdë ka edhe mospjesëmarrje në parlament. Mua më rezulton se deri tani nuk i kanë shkuar në fund asnjëgjëje dhe nuk e di sa vullnet do kenë për ti shkuar në fund kësaj. E kam fjalën për mandatin e dytë të qeverisë. Shkuarja në Shkodër unë e quaj akt sensibilizimi të mirëmenduar dhe të nevojshëm, sepse Shkodra është një qytet i dalë jashtë kontrollit./ OraNews