Dritan Dajti/ KLGJ: Do trajtohet me përparësi kjo çështje

Pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për gjyqtarët që vendosën uljen e dënimit për Dritan Dajtin, ka reaguar edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Sipas ministrisë këta gjyqtarë kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra.

LEXO DHE :  Rama-qytetarëve: Na duhet ndihma juaj për të identifikuar grabitqarët!

Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm. Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.