Një sasi eksplozivi i është vendosur makinës së drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi. Makina e drejtorit ishte parkuar në lagjen ku ai banonte, pranë stacionit të trenit. Fatmirësisht, drejtori i Hekurudhave e ka parë lëndën plasëse, e cila ishte futur në një bidon dhe ka njoftuar policinë. Policia mbërriti në vendngjarje, dhe po punon për të zbardhur më shumë ngjarjen./K.C/Dritare.net