Drejtësia/ Debate në mbledhjen e PD, katër deputetë kundër Bashës
Dritare.net
Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Igli Cara dhe Eduard Selami kanë mbajtur një qëndrim kundër lidershipit të PD-së, duke theksuar se PD-ja duhet ta votojë reformën në drejtësi.
“Ne duhet të dalim me një zgjidhje. Duhet ta votojmë reformën në drejtësi. Nuk mund të fshihemi pas detajeve. T’i lëmë lojërat me diverasantë. Nuk mund t’i shpallim luftë Ambasadës Amerikane”, mësohet të ketë thënë Majlinda Bregu. Gjithashtu, Bregu është treguar kritike edhe me qëndrimet e PD-së, karshi Metës.
“PD-ja nuk mund të presë dhe të veprojë pas Metës”, mësohet të ketë thënë ajo. Ndërsa deputeti Patozi ka thënë në mbledhje se në seancën e 21 korrikut, mazhoranca mund ta kalojë reformën dhe se njolla e zezë do t’i mbetet PD-së.
“Kam merak se do shkojmë në një seancë ku do votohet dhe ne do na drejtojnë gishtin trgues si delja e zezë”, tha ai.
Në të njëjtën linjë, ishte edhe deputeti Selami, që foli edhe më herët për këtë çështje duke u shprehur se ai do ta votonte reformën në drejtësi, edhe nëse PD vendos për të kundërtën.
“Premtove qe pas nenit 88 do e votoje. Nuk e kuptoj pse nuk e jepni zgjidhjen. Na keni futur në kurthin e sherrit me ndërkombëtaret”, tha ai.
Ndërsa deputeti Igli Cara ka qenë më i butë, duke thënë se PD-ja rrezikon shumë me qëndrimin e saj, pasi faturën mund ta paguajë ajo. “Rama bwn manovra teknike qw ne tw mos e votojmw reformwn.
Mirëpo, gishti i fajit do të mbetet te ne, që nuk e duam”, tha ai.