Dosja greke, nga Kotcifa te Marrëveshja e Detit.

Nga Dritan Hila-Editorial emisioni Arena

Vrasja e Kostandin Koçifas eshte vetëm një fletë në dosjen e madhe  shqiptaro-greke.

Inkursioni i tij kundër forcave të rendit ishte i fundmi i një historie që njeh shumë gjak.

E veçanta  është se këtë rradhë viktima ishte grek.

28 vitet që pasuan rënien e komunizmit fqinjët tanë jugorë u njohën me popullsinë  që banonte në kufijtë e tyre. Bashkë me fukarallëkun, qindra mijëra shqiptarë çuan edhe problemet e tyre.

Përgjigja e fqinjëve tanë ishte sa dashamirëse aq përbuzëse në raste të spikatura. Shqiptarë të vrarë nga forcat greke te rendit, në kushte të dyshimta; shqiptarë të thjeshtë të vrarë në rrugë apo të vdekur në burgje, mbushin kronikën e zezë me një ritëm prej   2-3 në vit.

Jo të gjithë kanë qenë kontigjent kriminal dhe kanë merituar atë fund.

LEXO DHE :  Banorët e Astirit protestojnë para Bashkisë: Duam të takojmë Veliajn

Nuk ka munguar as vrasja e shqiptarëve brenda kufijve. Në vitin 1994 një komando greke ekzekutin dy ushtarakë shqiptarë në një postë në fshatin Peshkëpi.

Në vitet e para të hapjes së kufijve u pa edhe një rritje e alergjisë greke ndaj shqiptarëve. Propaganda ekstremiste; zmadhimi  i  bëmave të elementit kriminal shqiptar,  ngjalli ksenofobinë në popullsinë greke ndaj shqiptarëve. Gjendja e mjeruar ekonomike ku e la komunizmi Shqipërinë, lindi ndjenjën e supoerioritetit dhe përbuzjes ndaj shqiptarëve, Propaganda e fandaksur për aneksim kufijsh, solli acarim marëdhëniesh, të cilat në terrën përkthehen në raste si ky i Kostandin Kocifas.

Ajo që mbetet për tu parë është se pas 30 vjet njohje reciproke, a do vazhdojnë palët të kultivojnë përbuzjen apo do hapin një faqe të re?/ Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.