Doshi: Vettingu, të hetojë edhe politikanët

Sapo mbaroj seanca parlamentare, Tom Doshi, ka folur për pak sekonda me gazetarët, dhe është shprehur se, vettingu duhet të hetojë edhe disa politikanë. Arsye sipas tij është, jeta e luksit që ata bëjnë.

 “Të fillojnë të hetohet që te shkollimi i fëmijëve, i kanë shkolluar të gjithë jashtë, ku janë të ardhurat e këtyre politikanëve, te vilat, makinat, jeta luksit që bëjnë dhe ta shohin se si dalin.”, thotë Doshi.

LEXO DHE :  Si të arredojmë një shtëpi në bregdet

Kujtojmë se disa ditë më parë, deputetit Doshi i është ndaluar hyrja në SHBA, së bashku me familjen e tij. Këtë fakt e ka vërtetua edhe vetë Departamenti i Shtetit në SHBA./K.Ç/dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*