Dorëzimi i 6 gylenistëve, kreu i KMSH: Shqiptarët nuk ia zgjidhin dot problemet Turqisë

Skënder Bruçaj, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndodhet në një vizitë në SHBA. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” është pyetur edhe për dorëzimin nga Kosova të 6 shtetasve turq, të akuzuar nga Turqia si mbështes të klerikut Gylen për veprimtari kundër shtetit turk.

 

Bruçaj tha se:

Shqipëria është një vend i lirë dhe jam i bindur se do të vendoste çfarë është mirë për kombin, për Shqipërinë, në këtë lidhje. Problemet politike në Turqi, apo në një vend tjetër, ne si shqiptarë nuk ja zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin, harmoninë dhe stabiltetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë, duke respektuar dhe në bashkëpunim me shtetet e tjera fqinjë“.

LEXO DHE :  Video/ Melanie Trump shfaqet e frikësuar, reagimi i saj gjatë takimit me Putin thyen rrjetin

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.