Dorëheqja e Haley nga OKB/ Trump ka gati kandidatin e ri, vajzën e tij
E Martë 9 Tetor 2018, 23:11
Dritare.net
Por, tanimë duket se Trump e ka në mendjen e tij, një kandidat për postin e Ambasadorit në OKB.
Ivanka Trump, anëtarë e kabinetit qeveritar në SHBA, njëherësh e bija e Donald Trump, mund të jetë kandidati i Trump për këtë post.
Edhe pse shprehu dëshirën për të bijën, Trump tha se ai do të akuzohej për nepotizëm, po ta propozonte Ivankën si ambasadore.
“Nuk ka të bëjë fare me nepotizmin, por njerëzit që e njohin e dinë se Ivanka do të jetë dinamit. Unë do të akuzohem për nepotizëm edhe nëse nuk ka njeri më kompetent në botë“- u shpreh Trump./ I.M-Dritare.net