Doni të mos e njihni divorcin? Ja diferenca që duhet të keni me partnerin!
E Shtunë 9 Dhjetor 2017, 09:09
Dritare.net
Sipas Revistës Psikologji, studiuesit, Andrew Francis dhe Hugo Mialon kanë marrë në studim 3.000 njerëz për të arritur në përfundim, se kur diferenca në moshë është shumë e madhe, rreziku për divorc është më i lartë.
Çiftet e martuara të cilët kanë 10 vjet diferencë në moshë janë 39 për qind më të prirur të shkurorëzohen, ndërsa çiftet me 20 vjet diferencë në moshë kanë 95 për qind shanse të ndahen.
Edhe 5 vjet diferencë në moshë mes individëve ka një rrezik prej 18 për qind të përfundimit të martesës.
Nëse dëshironi të keni një martesë të suksesshme, atëherë duhet të martoheni me dikë që keni vetëm 1 vit diferencë në moshë, pasi rreziku i divorcit është 3%./L.P./Dritare.net