Doni të keni vetulla perfekte? Ja çfarë duhet të bëni!

A keni probleme me vetullën? Nuk e keni të plotë, ose i keni qimet e rralla?

Vetullat janë në tipar i rëndësishëm përcaktues për fytyrën. Por jo të gjitha ju i keni ato perfekte ose nuk dini edhe si t’i sillni ato në formën perfekte.

Epo jeni në vendin e duhur. Dritare.net ka sjellë për ju 4 mënyra se si të keni vetulla të perfekte në kushte shtëpie. Mos u shqetësoni, nuk është aspak e vështirë.

 

  • Lyejini me hidratues

Kjo ju tingëllon e çuditshme apo jo? Epo edhe vetullat tuaja kanë nevojë për aq vëmendje sa edhe flokët, apo fytyra juaj.

Merrni një serum hidratues, vendoseni mbi ballin tuaj. Ju gjithashtu mund të përdorni edhe vajra hidratues, me arrë kokosi ose vaj ulliri. Kjo do t’i shërbejë shumë vetullave dhe do t’i bëjë ato të rriten shumë shpejt dhe të jenë më të plotësuara.

  • I hiqni qimet, po të keni pak

Nëse ju keni pak vetulla, ju duhet t’i pastroni ato vazhdimisht, ato do të mbushen lehtësisht, megjithëse do t’ju marrë pak kohë. Dritare.net ju sugjeron gjithashtu t’i shkulni fare për pak kohë dhe ato do të mbushen me kalimin e kohës. Me të vërtetë, fytyra juaj do të duket e zbehtë, por vetullat tuaja do të plotësohen. Dhe nëse ju i keni vetullat e gjata, dritare.net ju sugjeron t’i prisni ato vazhdimisht

LEXO DHE :  Gazetari nuk shfaqet në emisionin e tij, shkak Sali Berisha

 

  • I lani vetullat çdo ditë

 

Ju i lani flokët çdo ditë, pse mos  t’i lani edh vetullat? Në çdo rast ato do të duken më të pastra. Shkoni në dyqane ose supermarkete dhe blini furçë posaçërisht për vetullat dhe me të i lani vazhdimisht ato.

 

  • Mbushini vetullat

Përdorni një laps me ngjyrë për vetullat tuaja dhe lyejini ato. Kjo do t’i bëjë vetullat tuaja më të bukura dhe më të plota, ndonëse nuk janë edhe aq natyrale. Dritare.net ju sugjeron të përdorni ngjyrën e lapsit, që ju përshtatet me ngjyrën e vetullës. /Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.