Doni të jeni i pasur, ja 10 gjërat që nuk duhet t’i bëni!
Dritare.net
Një njeri jo i pasur:
1. Nuk bashkëvepron me njerëz të rinj
Është vëzhguar se 68% e njerëzve të pasur kanë ndërveprim me njerëz të rinj. Gjë që ju ka sjell atyre stabilitet financiar në moshë të re dhe kanë bërë shumë përpjekje për të mbajtur dhe ruajtur gjithmonë përshtypje të mira.
2. Beson në fat
Që të bëheni të pasur duhet ta zgjidhni vetë rrugën tuajt suksesit. Përafërsisht 90% e njerëzve të dështuar i hedhin fajet të fati i tyre kur dështojnë. Për një mirëqenie më të mirë ata i harxhojnë lekët e tyre në bileta lotarie dhe gjëra të tjera të ngjashme.
3. Nuk merr kënaqësi nga puna
Ju duhet të kënaqeni me punën tuaj për të përmirësuar performancën tuaj. Dritare.net informon se rreth 85% e njerëzve të suksesshëm besojnë se kënaqësia që merr nga puna është një arsye që fshihet pas suksesit të tyre.
4. Anashkalon shëndetin
Njerëzit e pasur i kushtojnë shumë rëndësi kujdesit ndaj shëndetit. Kjo përfshin vizitat e rregullta te mjeku, jetesë të shëndetshme, aktivitet sportiv dhe aktivitete të tjera fizike. Dritare.net informon se rreth 76% e njerëzve të suksesshëm kryejnë ushtrime fizike 4 herë në javë dhe mbajnë një dietë të ekuilibruar.
5. Nuk ndërmerr rreziqe
Më shumë se 50% e njerëzve të pasur besojnë se të jesh i suksesshëm duhet të rrezikosh dhe gjithashtu dështimet më të mëdha vijnë vetëm një herë në jetë si një mësim që duhet mësuar për të arritur sukses.
6. Shikon reality show
Midis njerëzve të pasur, vetëm 6% shikojnë realit show dhe shpenzojnë shumë pak kohë duke lundruar në internet. Ndërsa njerëzit jo të pasur, informon dritare.net shpenzojnë shumë kohë në internet dhe 78% e tyre shikojnë reality show.
7. Nuk lexon
Dostoyevsky ka thënë “Të mos lexosh do të thotë të mos mendosh”, rreth 88% e njerëzve të pasur e ndjekin këtë shprehje. Ata lexojnë libra që lidhen me profesionin, gjithashtu lexojnë literaturë historike për zhvilluar veten e tyre. Njerëzit e suksesshëm lexojnë 30 minuta në ditë.
8. Ngrihet vonë nga gjumi
Shumica e biznesmenëve zgjohen herët në mëngjes, 3 orë para se të nisin punën. Zakonisht zgjohen në 5 të mëngjesit dhe planifikojnë ditën e tyre dhe projektet që kanë. Ata e bëjnë me qëllim të kenë kohë për aktivitet fizik dhe aktivitete të tjera jashtë pune.Dritare.net informon se rreth 89% e njerëzve të suksesshëm flenë herët dhe rreth 7 deri 8 orë.
9. Bën thashetheme për gjithçka
Zakonisht një njeri i suksesshëm shoqërohet me njerëz që i motivojnë për të performuar më mirë. Ata nuk shpenzojnë kohën e tyre duke u marrë me thashetheme dhe njerëz të gabuar.
Duke u marrë ngjarje kulturore, duke punuar si vullnetar, duke qenë pjesë e organizatave jofitimprurëse, ju jeni të angazhuar dhe nuk do keni kohë të merreni më thashetheme.
10.Shpenzon shumë para
Njeriu duhet të ruajë paratë e tij për t'u bërë i suksesshëm. Ju duhet të mësoni të menaxhoni shpenzimet tuaja në një mënyrë të përshtatshme. Njerëzit e pasur zakonisht e ndjekin këtë rregull:
20% - llogari kursimi
25% - duke paguar qiranë apo hipotekën
15% - ushqim
10% - argëtim
5% - shërbim makine
Dhe pjesa tjetër ata investojnë në rroba, mjekësi dhe arsim./ E.B- dritare.net