Doni të humbisni peshë? Hani këto vakte vegjetariane!
E Martë 2 Tetor 2018, 13:01
Dritare.net
Ju mund të humbisni peshë, vetëm duke ngrënë disa ushqime dhe vakte vegane.
Dritare.net ka sjellë për ju ushqimet dhe vaktet vegane, që duhet të hani për të humbur peshë sa më shpejt.
- Ngrënia e kuinoas, ose një sallate me kunoa në fillim të javës, është gjëja më e mirë që mund të bëni për të humbur peshë. Për ta bërë sa më të shijshme sallatën tuaj me kuinoa, dritare.net ju këshillon t’i shtoni pak avokado, perime dhe erëza të tjera.
- Supa me lulelakër dhe patate është e duhura për të humbur peshë. Lulelakra është një nga perimet më të mira, që ju ndihmon të humbisni peshë. Bëni një sup me patate dhe lulelakër, shtoni edhe qumësht koksi për shije. Do ta shihni çfarë efekti fantastik ka.
- Patatet e ëmbla janë një ushqim i mirë për t’u dobësuar. Zakonisht rekomandohen të hahen të pjekura.
- Sallatë role vegjetariane
Këtë sallatë mund ta përgatisni me panxhar, marule dhe asparag. Nëse ju merr kohë për ta bërë në formë roleje, mund ta hani edhe në pjatë, këshillon dritare.net
- Mund të përgatisni edhe një tip sallate me oriz kaf, me ca fasule të bardha, mund t’'i shtoni edhe perime të tjera, sipas dëshirës. Më pas përbërjen futeni në një panine. Do të dalë në formën e një cheeseburger-i, informon dritare.net
- Qofte panxhari, është një ushqim vegan shumë i mirë, me gluten të ulët dhe me shumë sojë. Panxharin përziejeni me thjerrëzat dhe me këtë përbërje formoni një top të vogël rrumbullak, ose disa. Skuqeni me pak vaj. Ka proteina, është e ulët në kalori. Mund ta bëni edhe si sandviç me një panine thekri, e cila është kalorike.
- Makarona me brokoli është ideja më e mirë, nëse doni të dobësoheni, këshillon dritare.net Mund ta kombinoni edhe më ndonjë salce tjetër.
- Ky vakt është i ulët në kalori, por ka shafran, tofu dhe oriz kaf, plus që ka edhe disa perime të tjera që largojnë proteinat e tepërta dhe ju bëjnë të ndiheni plot. Përziejini përbërësit së bashku. Hidhni pak spinaq ose zarzavate të tjera, dhe për shije shtoni pak gjalpë kikiriku./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net