Doni të dukeni më elegante? Ndiqni këto rregulla
Dritare.net
11. Vishni masën e duhur
Ky kombinim krijon një kontrast të mirë gjeometrik. Një shënim për t'u mbajtur mend: zgjidhni rrobat e duhura për madhësinë e trupit tuaj. Rrobat tuaja nuk duhet të përshtaten shumë lehtë dhe të fshehin bukurinë tuaj. Nga ana tjetër, rrobat tepër të ngushta do të rrënojnë dhe do të prishin pamjen tuaj të përgjithshme.
10. Kombinimi i aksesorëve
Kur bëhet fjalë për veshjen me stil, nuk duhet të veshim çdo gjë një ngjyrë si fustan, këpucë apo çantë , pasi janë një kombinim i vjetër tashme dhe nuk duken mirë. Nëse doni një kombinim të bukur duhet që rrobat të jenë ngjyrë tjetër dhe çanta ngjyrë tjetër, për më shumë stil dhe elegancë.
9. Thuaj lamtumirë stilit retro
Trendet e modës vijnë dhe shkojnë, prandaj mos u fiksoni me veshje që kanë dekada të tëra. Çdo gjë është me kohën, tashme duhet të jeni më moderne dhe të vishni xhinse të ngushta pasi tregojnë më mirë format e trupit. Gjithashtu, do të shikoni që këto lloj veshjesh ju tregojnë më të bukura.
8. Vishuni sipas moshës
Rregullat e stilit ndryshojnë me moshën. Mos besoni se ju do të vazhdoni të vishni të njëjtin lloj veshje si kur ishin 16 vjeç. Një 30-vjeçare nuk mund të vishet si te fotoja sipër me pantallona me ngjyra-ngjyra dhe me xhaketë me emoji. Rroba ka plot dhe mund të visheni shumë bukur duke i kombinuar ato mirë dhe duke i përshtatur për trupin tuaj.
7. Vendosja e një rripi
Rrobat e gjëra ju bëjnë të dukeni shumë të çrregullta dhe të shëndosha, pa linja trupi. A jeni e sigurt se doni këtë? Për t’u dukur elegante, përdorni një rrip, duke theksuar linjat e trupit tuaj.
6. Syzet optike
Syzet optike fituan një potencial të fortë të modës shumë kohë më parë. Është një aksesor i volitshëm që ju ndihmon të rregulloni fytyrën tuaj. Megjithatë, madhësia e gabuar ose tipi i syzeve dhe skeleti, mund të prishin plotësisht pamjen tuaj. Ka shumë dizajne të ndryshme tani, kështu që nuk do të jetë e vështirë për të gjetur atë që ju përshtatet më së shumti, informon dritare.net
5. Prisni flokët më të shkurtra
Nëse keni flokë të gjatë dhe të djegur, mirë është t’i prisni ato. Mos u frikësoni, flokët e shkurtër janë trend dhe janë modeli ideal për një pamje më të bukur.
4. Manikyri i duhur
Për t'i bërë duart tuaja të duken më të reja, përdorni ngjyra që duken të shkëlqyeshme në lëkurën tuaj. Një formë ovale e thonjve është zgjidhja më e mirë për një manikyr të thjeshtë dhe klasik.
3. Hiqni dorë nga buzët e kuqe
Hijet e errëta i bëjnë buzët të duken më të holla, vizualisht duke shtuar disa vite. Ndryshoni preferencat tuaja në ngjyrat e lehta të tokës, për buzë më të plota.
2. Trego bukurinë natyrale, edhe me make up
Buzët, sytë dhe vetullat luajnë një rol të rëndësishën kur flasim për moshën e dikujt. Buzët zakonisht bëhen më të holla dhe vetullat gjithashtu. Për të hequr të gjitha ndryshimet që përcaktojnë moshën nga fytyra juaj, ne këshillojmë të vendosni pak make up, por duke e aplikuar në mënyrën e duhur dhe pa ekzagjerime.
1. Më e rëndësishmja, buzëqesh!
Hulumtimet tregojnë se buzëqeshja ju bën të dukeni më të reja në sytë e të tjerëve. Tani keni një arsye më të shumë për të buzëqeshur./D.M-Dritare.net