Doni të bëheni të pasur? Ndiqni këto 10 rregulla!

Për të pasurit, çdo gjë është falso, deri sa ata e realizojnë. Me këtë moto ecën para çdo i pasur. Vetëbesimi, pozitiviteti, edhe aftësi të tjera të ndryshme, janë ato që i karakterizojnë njerëzit e pasur.

 

Dritare.net sjell për ju 10 rregullat që ndjekin të pasurit, në karrierën e tyre, të cilat duhet t’i ndiqni edhe ju nëse doni të bëheni të pasur ndonjë ditë.

1-Rregulli bazë që ndjekin të pasurit është:“ Të dëgjojnë më shumë, të flasin më pak”

2- Nuk rrinë gjithë ditën në zyrë, por dalin, flasin me klientët. Gjejnë mënyra për të zgjeruar njohuritë e tyre. Ju nuk mund të mësoni gjithçka duke ndenjur ulur në zyrë, por duke eksploruar më shumë.

 

3-  Zgjedhin miqësinë e duhur, që i ndihmojnë. Prandaj dritare.net ju këshillon t’i zgjidhni mirë miqtë që do të mbani afër vetes, pasi ato do të kontribuojnë në suksesin, ose dështimin tuaj.

 

4-   Dinë kur të ndalojnë. Nuk ngatërrojnë punën me shtëpinë. Është e rëndësishme të veçosh punën nga jeta personale.

5-  Nuk ndalojnë kurrë së mësuari dhe marri njohuri të reja. Dritare.net ju këshillon të eksploroni njohuri të reja, dhe eksperienca të reja, që do t’ju ndihmojnë.

LEXO DHE :  Ceremoni për Frashërin, sekretari i LANÇ kërcënon Ramën: Do vuajë pasojat

 

6- Nuk shpenzojnë shumë. Njerëzit e pasur nuk i shpenzojnë të gjitha paratë e tyre për rroba, pajisje të shtrenjta, bizhuteri apo makina, siç mendojnë shumë njerëz. Ata nuk i humbasin paratë e tyre, bëjnë që paratë e tyre të punojnë për ta. Investojnë në biznese, pasuri të paluajtshme etj.

7-  Vlerësojnë kohën e tyre. E dini sa kohë harxhoni duke ndenjur në Facebook, Instagram, ose rrjete të ndryshme sociale? Ju e kaloni gjithë ditën duke parë, video, foto etj. Pse nuk e shfrytëzoni kohën tuaj, duke bërë diçka efektive për veten dhe të ardhmen tuaj?

8- Lexoni çdo ditë libra të ndryshëm

9- I kushtoni më shumë rëndësi vetës suaj. Vendoseni në plan të parë.  Kujdesuni për trupin, mendjen, duke bërë aktivitete të ndryshme fizike dhe duke u ushqyer mirë, këshillon dritare.net

10- Mbani një agjendë. Ndani kohën tuaj, detyrat, qëllimet afatshkurta edhe ato afatgjata. Madje edhe ëndrrat tuaja, shkruani në një ‘ditar’ të vogël./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.