Doni ta lini duhanin përgjithmonë? Ja çfarë duhet të bëni!
Dritare.net
Nëse ju, doni ta largoni përgjithmonë këtë ves të keq nga vetja juaj, atëherë shihni sugjerimet që dritare.net sjell për ju në fotogalerinë më poshtë.
1- Gjëja e parë që duhet të bëni për të lënë duhanin është, bërja e një liste, për gjërat që ju pëlqeni më shumë nga duhani.
2- Pastaj, dritare.net ju sugjeron të bëni një listë tjetër, me arsyet se pse, për ju është e vështirë ta lini këtë ves përgjithmonë.
3- Vendosni një datë bazë, për kohën se kur do ta lini duhanin.
4- Shkruani në një letër arsyet se, përse doni ta lini duhanin.
5- Meqenëse doni të hiqni dorë nga duhani, mos blini më kartonë ose pako me mbishkrime cigaresh, të cilat ju tundojnë.
6-Hiqni dorë nga ai, kur të jeni në humor të mirë.
7- Meqenëse keni vendosur ta lini duhanin, largoni nga vetja gjërat që jua kujtojnë atë.
8- Të gjitha paratë që keni kursyer nga mosblerja e cigareve, futini në një vazo dhe i ruani aty.
9- Mendoni për gjërat e vështira që keni bërë në të shkuarën dhe stimulohuni nga ato.
10-Merrni me vete ushqime, të cilat janë të shëndetshme dhe që ju bëjnë të largoni duhanin.
11-Sa herë që ju pihet duhan, pini çaj jeshil dhe do të ndiheni më mirë.
13- Kur jeni në punë dhe doni të pini ndonjë cigare, në vend të kësaj luani një lojë me kompjuterin tuaj ose bëni diçka ndryshe.
16- Dritare.net ju sugjeron që, në vend të pini cigare, imagjinoni sikur luani tenis, ose shkoni luani. Në këtë mënyrë, stresi juaj do të largohet dhe nuk do të keni nevojë për cigare.
17- Krijoni një mjedis që nuk lejon pirjen e duhanit. Në shtëpi, punë, kafe, apo kudo qoftë, mos lejoni veten tuaj të bjerë pre e tundimi, por shmanguni. Vendosni në këto mjedise një tabelë "ndalohet duhani", kjo do të jetë një mënyrë e lehtë për ta lënë atë.
18- Listat që keni bërë për duhanin, i postoni në vendet ku rrini. Shkruani kudo, shprehjen: "duhani dëmton shëndetin" dhe do ta keni më të lehtë për t'ju shmangur duhanit.
19- Flisni me miqtë tuaj, familjen, kolegët, për ndjenjat që keni. Hapuni me këdo, mos i mbani për brenda gjërat e këqija që ju stresojnë! Në këtë mënyrë do të ndiheni më të lirë dhe nuk do të gjeni strehim te duhani, por te miqtë tuaj.
20-Nëse keni dështuar në diçka, mos u stresoni, por provojeni përsëri dhe në këtë mënyrë do të jeni më të lehtë dhe jo në siklet apo stres.
Dritare.net ka një këshillë për ju!
Ndiqni këto mënyra, që ju sjellim ne dhe me pak vullnet, durim, besim dhe përkrahje do t'ja dilni ta largoni përgjithmonë nga vetja këtë stres, që ju shkatërron jo vetëm shëndetin, por edhe xhepin tuaj./Përshtati:Kadrije Çako/Dritare.net