Doni ende ide për pushimet tuaja?

Fafa është një nga hotelet më të bukur të gjirit të Durrësit. Është një Resort gjigant, me tre hotele me dizajn unik.

Fafa ka gjithë mundësitë e një resorti të standardeve te kërkuara nga perëndimoret: akomodim, ushqim, aktivitet sportive edhe argëtuese.


Resorti Fafa është destinacioni me alternative dhe larmishmëri për të kaluar pushimet.

Nga moria e hoteleve që ka kjo zone, spikat për nga koncepti që është ndërtuar, Grand Fafa Rezort i pozicionuar buzë Adriatikut mes gjelbërimit te pishave 80 vjeçare dhe kopshtit të palmave ndodhet vetëm 15 km nga qendra e Durrësit.

Pesë yjet që mban janë në fakt 7.


Gjithçka e gjeni këtu duke filluar nga plazhi me i madh privat në këtë zonë; 2 pishina në natyrë; kënd lojërash për fëmijë; restorant All Inclusive dhe “Ala Carte” me kuzhine Tradicionale shqiptare dhe Kontinentale.

LEXO DHE :  Ofertë marramendëse për yllin e Francës që shkëlqeu në Botëror


Grand Fafa Resort ka tre korpuse hotelerie dhe shërbimesh.


Tek arkitektura e godinave ndërthuret modernia me stilin neoklasik.


Vetëm Grand Fafa resort mes 350 dhomave qe disponon, ka larmishmëri që i përshtaten kërkesave të pushuesve, duke nisur nga dhomat familjare deri tek ato për çiftet e reja.


Natyra është ruajtur dhe kuruar.


Ndërkohë në secilin prej tre hoteleve që ka grupi Fafa, restorantet kryesore shërbejnë mëngjes, drekë, darkë të plotë, baret ofrojnë pije të ndryshme dhe kokteje të shumëllojshme.

Të zgjedhësh të pushosh në këtë resort, është zgjedhja inteligjente.

Nëse zgjidhni të bëni pushimet tuaja në këtë resort, keni zgjedhur kombinimin e pushimit që ofron natyrën mesdhetare dhe nivelin e shërbimit te resorteve më të mira turke apo greke, ndryshe nga ajo që lë pas, kur hyn këtu./dritare.net



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.