Donald Trump shpall emergjencën për murin ndaj Meksikës
E Premte 15 Shkurt 2019, 08:08
Dritare.net
Ndërtimi i murit ishte një premtim kryesor zgjedhor nga Trump-i. Por si president ai deri tani nuk ka qenë në gjendje të marrë fondet e nevojshme për ta ndërtuar atë. Kongresi miratoi projektligjin, i cili nuk i plotëson kërkesat e Trump-it për financimin e murit, të enjten. Për të hyrë në fuqi ligji, duhet që presidenti Trump të nënshkruajë./K.C/dritare.net