Donald Trump: Pse dështuam në arritjen e marrëveshjes me Kim Jong Un!
E Enjte 28 Shkurt 2019, 08:08
Dritare.net
"Unë dua të heq sanksionet, sepse ai vend ka shumë potencial për t'u rritur.",- tha Trump.
Vendi, aktualisht është subjekt i sanksioneve të ashpra ndërkombëtare, duke kufizuar rëndë rritjen dhe eksportin e saj, informon dritare.net
Trump tha se: "Me Kim Jong Un jemi më afër se një vit më parë. Kim Jong më kërkoi të heqim dorë nga të gjitha sanksionet. Nuk munda ta pranoj kërkesën e tij. Ata ishin të gatshëm të na jepnin hapësirë. Nuk ishin të gatshëm të na jepnin atë që kërkuam.
Do të jemi miq të mirë me presidentin, Kim Jong Un. Kim më premtoi se, nuk do të bëjë më teste bërthamore."/K.C/dritare.net