Donald Trump nuk njeh flamurin e Amerikës
Dritare.net
Donald Trump shpesh shfaqet në media me deklaratat e tij të mrekullueshme, por këtë herë, nuk ka asgjë të mahnitshme nga fjalët apo veprat e tij. Në një vizitë me fëmijët në Ohajo, presidenti i SHBA-së, shkoi së bashku me Zonjën e Parë, Melanie Trump.
Sigurisht që vizita është diçka fisnike nga ana e tij dhe jemi të sigurt se edhe qëllimet ishin të mira, po vizita nuk shkoi aq mirë sa të themi.
Amerika është e tronditur nga injoranca e Trump.
Fëmijët, duhet të ngjyrosnin flamurin amerikan së bashku me Trump-in.
Në një moment Trump-i u përkul sipër fletës dhe pastaj, pasi ngjyrosi flamurin, dhe u ngrit, të gjithë u befasuan. Ai e kishte ngjyrosur atë gabim.
Normalisht, flamuri amerikan ka vija të kuqe dhe të bardha, me një drejtkëndësh blu në qoshe.
Megjithatë, Trump duket se ka shpikur një flamur të ri. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ngjyrosi flamurin amerikan me vija të kuqe, të bardha dhe blu. Ndoshta ai ka menduar të ndryshojë flamurin amerikan.
Ndërkohë, njerëzit filluan të ironizonin Trump-in në Twitter .
- Ndoshta nuk është kaq e gabuar, duket si një përpjekje e dobët për një flamur rus ?? ... ?
The President has colored his flag wrong.
That is all. pic.twitter.com/wWXBgR9I6V
— Talia (@2020fight) August 25, 2018
Presidenti e ka ngjyrosur flamurin e tij gabim./Përshtati: Kadrije Cako/dritare.net