Donald Trump arrin në Angli, pritet me protesta
Dritare.net
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumo së bashku e Zonjën e Parë Melania Trump kanë zbritur në aeroportin e Stansted pranë Londrës në Air Force One në orën 14:00.
Çifti u tapritënua nga ambasadori amerikan Woody Johnson, sekretari i tregtisë Liam Fox dhe rojet ushtarake, përpara se të hipnin në një helikopter i cili po priste .
Pas takimeve në Ambasadën Amerikane, Trump do të shkojnë në Blenheim Palace për darkë me Theresa Maj dhe një grup udhëheqësish të biznesit të lartë.
Trump është duke u pritur me protesta të mëdha në tërë Londrën.
I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për protestat, ai u përgjigj: "Mendoj se është mirë. Britaniket më duan shumë"
"Unë mendoj se ata janë dakord me mua për emigracionin.”-tha Trump.
Ambasada Amerikane në Angli ka paralajmëruar protesta të dhunshme në Londër sot dhe nesër gjatë vizitës së Trump./ I.M-Dritare.net