Domatet e Drenovicës, kanë shkuar me kohë në Evropë. Rrini ju!
Dritare.net
Nga Fjorda Llukmani “Ushqime bio? Po ku ka ushqime bio sot në Shqipëri, ia fut kot ti?”-më përgjigjet një shoqja ime teksa i tregoja udhëtimin e radhës në Drenovicë. Ore ushqime ka, po se nuk mbërrijnë në tavolinat tona është punë tjetër. Prej disa vitesh jam njohur me zonën më punëtore të Beratit. Falë disa miqve familjarë që kemi atje mësova që, jo vetëm që prodhojmë ushqime bio, por furnizojmë Evropën. Për herë të fundit isha para dy ditësh. Të gjithë banorët e zonës merren me kultivim
frutash e perimesh të cilësisë së lartë. Asnjërit nuk i intereson t’i shesë në Shqipëri, sepse janë produkte natyrale pa pikë pesticidesh e çfarë janë ilaçet e me radhë. Nëse hipën në një kodër do të shohësh vetëm plastmase e sera njëra pas tjetrës. E kam vizituar zonën në sezone të ndryshme. Një herë në kohën e specave, pastaj domateve, trangujve etj, etj.
Banorët janë si bleta punëtore. Nuk shikon dikë të rrijë kot. Madje dhe fëmijët i angazhojnë në bujqësi. Rezultati është i dukshëm, duke qenë se nga Drenovica furnizohet gjysma e Evropës me domate, madje edhe Turqia që ka prodhime me plas. Nga vende të tilla më vjen të ndihem
krenare për njerëzit e vendit tim, që janë punëtorë të palodhur. Pyll pa derra s’ka, ama me punë e përpjekje arrin rezultate të larta.
Ndaloj një ditë në magazinën e Lefterit. S’kisha parë asnjëherë kamionë aq të mëdha tek furnizoheshin me produkte shqiptare. Shumë prej tyre vijnë nga Serbia, Kosova, Italia, Mali i Zi e kudo, ku krijohen lidhjet. Tregtarët iknin e vinin. Një kamion i tillë donte minimumi 3 orë që të mbushej. Punë kolosale! Një zinxhir aq i saktë organizimi. Prandaj them gjithmonë që, shkolla s’ka të bëjë në formimin e njeriut. Kush do të ecë para e gjen mënyrën dhe nga hiçi. Te serat gjatë verës plas vape. Gratë që punojnë çdo ditë janë të moshave të ndryshme. Ato të moshave të reja s’kanë nevojë të shkojnë në palestër. Të gjitha trupin fibër ej! Unë vdes dhe vetë një çikë për lloqe, por kur më del ndonjëra në shteg, nuk ngurroj ta ngacmoj. “Edhe unë e kam gocën gazetare si ty”-më thotë një mesogrua, ndërkohë që mbushte arkat e më jepte muhabet. “Moj, ti qenke si flutur.”,-i them unë. “Pse ca jemi ne si ju qytetaret dembele e?”,-ma kthen ajo me të drejtë. Të më fusësh mua të mbledh domate me bie bretku. Pordhe e madhe ne tironsat gjasme. Sa herë vi në Drenovicë, nuk largohem pa marrë një arkë me domate. Ah sa më kishte munguar të haja një domate me shije të vërtetë! Kisha yhyyy, kush e di sa kohë. Me siguri që nga ardhja e fundit në Drenovicë, s’kam ngrënë më domate dyqanesh. Jemi bërë me hije, çfarë nuk dëgjojmë. Mos të flas pastaj për domatinat më të mira se italiani. Keq më vjen për ju, që hani mbeturina. Nëse doni dhe ju produkte të tilla, mund t’i gjeni në vendet fqinje në logon “Made in Albania”, se këtu s’ke shans. Ose po pate mik, një ndër fermerët e zonës. Mos më kërkoni t’ju sjell se s’do të filloj dhe importin e domateve tani :p. Ika një herë të bëj një sallatë se më kapi nepsi./Dritare.net/