Domatet mund t’i gatuani në furrë ose, në stinën e verës, mund të konsumohen ashtu të freskëta.
Përbërësit:
4 domate të kuqe, të rrumbullakëta dhe të pjekura
50 g djathë
60 g couscous
80 g ton në vaj
10 ullinj të zi
Disa gjethe borzilok
Vaj ulliri
Kripë
Përgatitja:
Vloni 60 g ujë me pak kripë dhe një lugë çaji vaj ulliri. Shtoni couscous-in dhe uleni zjarrin. Gatuajeni për disa minuta, pastaj përziejeni me një pirun duke shtuar edhe pak vaj. Lani dhe fshijini domatet dhe pritjani fundin bashkë me tulin e brendshëm. Hidhini kripë dhe kthejini me kokë poshtë në mënyrë që të largohet lëngu i tepërt.
Më pas, tulin që hoqët mënjanë priteni në copa të vogla bashkë me borzilokun dhe ullinjtë. Couscous-in hidheni në një enë qelqi dhe shtoni tulin e domates të copëtuar me ullinj dhe borzilok, tonin dhe djathin. Përziejini mirë dhe me këtë masë mbushni domatet. Vendosini në një tavë dhe hidhini sipër pak kripë dhe vaj ulliri.
Futeni tavën në furrë të ngrohur në 180 gradë, dhe piqeni për 30 minuta. Kjo pjatë shërbehet e vakët./dritare.net