Dokumenti/ Kasmi: Mid'hat Frashëri kërkoi nga gjermanët, armatosjen e Ballit Kombëtar
E Mërkurë 14 Nëntor 2018, 21:09
Dritare.net
Kasmi: Është një dokument i datës 15.2.1943. Është një komunikim ushtarak midis dy gjeneralëve dhe i lutet për armatosjen e Ballit Kombëtar. Thotë; masat e marra nga qeveria për të luftuar komunistët nuk po ecin si duhet. I vetmi divizion që lufton komunistët është Balli Kombëtar. Kjo parti politike me grupim ushtarak me 7 mijë vetë, 4 mijë të armatosur. Bandat nacionale siç quhej Balli Kombëtar nën komandën e Mid'hat Frashërit, më kanë drejtuar lutjen për armatim për dy batalione. Dokumenti thotë se drejtues të Ballit më kanë siguruar që do të luftojmë si trupë për të larguar komunistët./oranews/