Dokumenti/ Kasmi: Bisedimet e fshehta të Ballit Kombëtar me grekët
Dritare.net
Pjesë nga biseda:
Kasmi: Është një dokument që ka informacione për bandat greke dhe kam marrë një informacion, marrëdhëniet e Zervës me Mihaloviçin dhe bandat nacionaliste shqiptare. Në raport thotë se më datë 25 dhe 27 mars '44 janë bërë biseda dhe tentativa për marrëveshje me Ballistët. Ajo që mua më bën përshtypje, është një muaj përpara tentativës për konfederatën në Greqi. Bisedat janë kryer dhe thuhet se takimi po zhvillohet në Sarandë.
Jazexhiu: Mid'hadi kërkonte shkëmbimin e grekëve njësoj siç bëri Greqia me çamët.
Kasmi: Në qershor të 44-s, dy muaj pas këtyre letrave, gjermanët marrin vendim dhe thonë që nëse bie dakord qeveria shqiptare, të bëjmë shkëmbim popullsie. Këtu humbet komunikimi. Qeveria shqiptare kuislingë nuk e mbështet këtë./oranews/