Dokumentet e Salianjit, Balla reagon sërisht: Lulzim, pyet Saliun i kujt është ky numër
E Enjte 11 Tetor 2018, 23:11
Dritare.net
Balla fillimisht ka mohuar të ketë takuar kunatin e Babales, dhe në një reagim të dytë, Balla fton Bashën që të pyet ish-kryeministrin Berisha se i kujt është numri i publikuar në transkripte.
“Lulzim! Po mjaft i shpërdorove Sali Anin, Sali Lushën, Sali beun etj. Nuk kam folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales, as me kunatin tënd. Pyet Saliun se i kujt është ky numër 0699423771”, -shkruan Balla./ I.M-Dritare.net