Dokument/ Si u manipulua raporti i autopsisë së Astrit Deharit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, më datë 18 nëntor 2016, ka lëshuar raportin e autopsisë me një trik, për të manipuluar me shkaqet e vdekjes se Astrit Deharit. Raporti nuk e thotë askund se Astit Dehari te ketë vdekur nga vetëlëndimet, ata thonë se vdekja është e dhunshme dhe asfiksia, apo bllokimi i rrugëve te frymëmarrjes ka qenë me mjet të fortë, dhe se për shkak te kësaj ka ardhur deri te ndalja reflektor e punës së zemrës, ne ketë rast është keqpërdorur nga raporti i obduksionit nga prokuroria duke i paraqitur lëndimet si hezituese, janë dy raporte të obduksionit dhe qëllimisht renditja në njërin është shënuar me numra nga 1 – 4, dhe në tjetrin raport nuk ka fare numra, shkruan Zëri.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, më datë 18 nëntor 2016, ka lëshuar raportin e autopsisë me një trik për të manipuluar me shkaqet e vdekjes se Astrit Deharit. Në faqen e fundit, radhit këto pika. I njëjti ka lëshuar raport një ditë më vonë me faqen e fundit pa radhitje numerike.

1. Vdekja e tani të ndjerit Astrit Dehari, ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike nga mbyllja(bllokimi) i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti i konsistencës solide(të fortë)

auto_foto_21480058117

(Këto janë pikat brenda raportit që raporti i obduksionit i nxjerrë si shkaktarë të vdekjes së Astritit)

2. Mekanizmi i vdekjes mund të shpjegohet me “ndaljen reflektor të punës së zemrës” (nga refleksi vazovagal), mbase edhe i shoqëruar me ngacmimin autonom të pleksusit nervor laringal­spazëqm laringale.

Dhe në pikën e (3) thotë se “Dëmtimet e shkaktuara në pikën 1 dhe 2 , me besueshmëri janë dëmtime të vetëshkaktuara ”hezituese”, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme, por të cilat nuk kanë çuar në shok. Mirëpo, në raportin e dytë të datës 19.11.2016, faqja e fundit heq radhitjen me numra, sepse përshkrimet në 1 dhe 2 brenda raportit të autopsisë përshkruajnë dëmtimet në qafë dhe në dorë.

auto_dokument_31480058829

Pikat (1) dhe( 2) në të cilat i referohet raporti i obduksionit janë këto përshkrime të dëmtimeve:

LEXO DHE :  Protesta e opozitës, Kuvendi anulon seancën e nesërme

1. Në anën e djathtë të qafës rreth 4 cm nën nofullën e poshtme dhe rreth 4 cm mbi klavikulën e djathtë paraqiten gërvishtje lëkurore gjatësore pothuajse paralele njëra me tjetrën, në pozicion të pjerrët në raport me boshtin gjatësor të trupit, me ngjyrë të kuqe në vjollcë, me gjatësi nga 7 cm deri me 9 cm, me gjerësi 1­2 mm dhe me thellësi rreth 1 mm. Këto gërvishtje ndodhen në formë të tufave (gjithsej tri) me nga tri deri katër gërvishtje. Buzët e këtyre gërvishtjeve janë të lëmuara, të rregullta dhe me primesh gjaku. Këto gërvishtje, bazuar në karakteristikat e tyre me besueshmëri janë të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjeti të mprehtë, me teh të ngushtë të cekët, i cili ka vepruar me mekanizëm tangjencial të veprimit duke shkaktuar dëmtime sipërfaqësore lëkurore. 2: Në pjesën e poshtme të brendshme të parakrahut të dorës së majtë (byzylyku i dorës) ndodhen tri gërvishtje në formë gjatësore, pothuajse paralele njëra me tjetrën, ku gërvishtja e mesme, në njërin skaj të saj paraqet në formë dycepëshe. Këto gërvishtje janë me ngjyrë të kuqe, me buzë relativisht të rregullta, me gjatësi nga 3 cm deri në 5 cm, gjerësi rreth 1­2 mm dhe thellësi rreth 1 mm dhe janë pothuajse në kënd të drejtë me boshtin gjatësor të dorës. Këto gërvishtje, me besueshmëri janë shkaktuar me mjete me veçori të ngjashme të mjetit të përshkruar në pikën 1 ose me ndonjë mjet të ngjashëm. Edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, thotë se atij i janë dorëzuar dy raporte në dy data të ndryshme, i pari me tendencë manipulimi të opinionit publik. “Është keqpërdorur nga raporti i obduksionit nga prokuroria duke i paraqitur lëndimet si hezituese, janë dy raporte te obduksionit dhe qëllimisht renditja ne njërin është shënuar me numra nga 1 deri 4, dhe në tjetrin raport nuk ka fare numra”, ka bërë të ditur për gazetën ”Zëri” avokati Gashi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.