Doktori zbulon lidhjet e Pjerin Ndreut me vrasjen e Kacifës

Nuk vonojnë të dalin lidhjet e nëndheshme që ka pasur akti i shtetasit grek Konstandin Katsifas. Informacionet zbulojnë se ai është viktimë e një komploti të madh.

E ka zbuluar ish kryeministri Sali Berisha në një nga postimet e qytetarit digital. Ja teksti.

Të dashur miq, më së fundi edhe komploti i Edi Kallam Piktor Dështak Ramës po zbulohet. Po zbulohen skenarët e tij sesi nëpërmejt banditit Pjerin Ndreu ka organizuar incidentin me zotin Kostandin Katcifa që ka rënë pre e komplotit të thurrur në zyrat e Tiranës. Ja çfarë shkruan qytetari dixhital:

“I dashur doktor,

unë që po ju shkruaj jam një qitetar nga Vorio Epiri. Më së fundi u zbulua se vrasja e heroit tonë kombëtar Kostandinit ka ardhur për shkak të komplotit që ka bërë Edi Rama me Pjerin Ndreun për të mbuluar skandalin Xhafa dhe privatizuar toka në Dropull në emër të vëllezërve të Pjerinit.

Pjerin Ndreu ka qenë drejtor policie në Gjirokastër dhe ka marrë urdhër nga Edi Rama që të organizojë një provokim

Sapo ka marrë këtë urdhër, ai ka çuar një avtoqinito, domethene makine policie në Bularat. Policët kanë dalë nga makina dhe filluan të shajnë banorët aty rrotull. Aty po kalonte edhe Kostandini që kishte automatik me vete që e mbante për të kruajtur hundët. Ai nuk ka duruar por ju ka thënë policëve “Ti kanete vre filaraqa, domethënë çfarë bëni miq të dashur. Nuk keni turp që silleni kështu me vëllezërit tuaj minoritarë”. Policët që kishin urdhër nga Pjerini, nxorrën pistoletat dhe qëlluan makinën e tyre. Çfarë bëni kështu more-ju tha Konstandini-nuk keni turp që prishni pasurinë e popullit, dhe iku me vrap në mal. Kur e pa që nuk krijoi dot konflikt, Pjerini urdhëroi forcat RENEA të shkonin në Bularat. Aty ata shkuan tek shtëpia e Konstandinit. Vodhën arrat, fasulet dhe i kërkuan nënës t’iu bënte një sallatë greke. Ajo s’kishte vaj ulliri dhe ata këtu u tërbuan dhe shkuan të gjenin Konstandinin. Ky i varfëri ishte fshehur tek depua e ujit e fshatit dhe nga që kishte frikë, qëllonte në ajër. Aty e kapën policët dhe i thanë:  Thuaj fjalën e fundit, Të rrojë Greqia- tha ai- se ju jeni bashkëpunëtorë të Pjerin Ndreut. Këtu ata, kur e panë se u zbuluan, nuk duruan por e qëlluan. Ai nuk u rrëzua, por vazhdoi: Rroftë doktor profesor Sali Berisha. Ata prapë e qëlluan, por ai nuk u rrëzua. Ore do vdesësh ti-i thanë ata turqit e RENEAS. Nuk vdes pa më bërë një foto më krahë të hapur-tha ai. Po nuk kemi aparat fotografik me vete-i thanë policët. Merrni celularin tim-ju tha Koçua. E morën ata, bënë foto dhe pastaj e vranë. Këtë e konfirmoi edhe profesor Panajot Varka i cili ka mbaruar për mësues por merr vesh edhe nga këto punët e kriminalistikes.

Ju lutemi doktor, anonim, se ti e di çfarë kriminelash janë këta

Me respekt, kunati Koços”/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.